Policia e Durrësit raporton se një sirian është vetëplagosur pas gjendjes së rënduar psikologjike në vendin e quajtur Rruga e re pranë portit në qytetin e Durrësit.
Sipas njoftimit zyrtar, siriani në fjalë në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë.
Ai është dërguar në spital teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
N.D./abcnews.al