TIRANË – Një sherr mes dy personave ka përfunduar me njërin të plagosur dhe me tjetrin të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
/abcnews.al/