Plagoset me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

schedule20:29 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 20:29 - 3 Dhjetor, 2021

Një person është plagosur me thikë këtë mbrëmje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 te nënkalimi. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, sipas policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona lidhur me këtë rast.

“Sot rreth orës  19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea),  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.