Plagoset me thikë në ballë nxënësja e gjimnazit

schedule11:47 - 22 Janar, 2018

schedule 11:47 - 22 Janar, 2018

Një nxënëse në shkollën e Mesme “Eqerem Çabej” në Tiranë u plagos aksidentalisht gjatë një sherri mes dy bashkëmoshatarëve të saj, brenda në ambientet e shkollës.

Konflikti mes dy nxënësve të klasës së 10-të nisi në klasë, gjatë orës së informatikës dhe vijoi më pas në oborrin e shkollës. Për të shuar konfliktin mes dy të rinjve kanë ndërhyrë mësuesja dhe shoqja e tyre e klasës, e cila u lëndua në fytyrë me një mjet prerës.

Policia shoqëroi dy adoleshentet në komisariatin nr.4, kurse nxënësja e lënduar mori mjekimin e nevojshëm në QSUT. Dy nxënësit  e shkollës “Eqerem Çabej”, që u përfshinë në këtë konflikt, janë pezulluar deri në përfundim të hetimit për ngjarjen./abcnews.al