Plagoset me thikë deputeti britanik

schedule15:16 - 15 Tetor, 2021

schedule 15:16 - 15 Tetor, 2021

Deputeti konservator në Briatni, David Amess është plagosur me thikë. Mediat vendase raportojnë se policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

Deputeti veteran, i cili ka përfaqësuar Southend West në Essex që nga viti 1983, u sulmua në kishën metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, ndërsa ishte në një aktivitet elektoral, raportoi fillimisht Sky News.

Stafi në zyrën e Amess tha se ata nuk dinin detaje të mëtejshme dhe po prisnin përditësime. Në një deklaratë të shkurtër, policia e Essex bëri me dije se një burrë ishte arrestuar pas një incidenti në Leigh-on-Sea. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!