Plagoset me thikë 22 vjeçari shqiptar në Itali

schedule10:39 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 10:39 - 20 Dhjetor, 2017

Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Diano Marina, në provincën e Imperia, Liguria.

I riu me inicialet B.A mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave italiane 22 vjeçari u përfshi në një zënkë me një tjetër person dhe ky i fundit e ka goditur shqiptarin me thikë në bark. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, por karabinierët mësohet se kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!