Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

schedule20:56 - 28 Maj, 2024

schedule 20:56 - 28 Maj, 2024

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.

I mituri u paraqit me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë në gjoks dhe në dorë. Aktualisht, po merr  ndihmën e parë në spitalin e Sarandës.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkaq, është identifikuar autori, i cili është një 14-vjeçar dhe policia është në kërkim të tij./abcnews.al