Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në zonën e Kamzës

schedule14:52 - 5 Janar, 2018

schedule 14:52 - 5 Janar, 2018

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mesditen e së premtes në kryeqytet, në zonën pranë Institutit Bujqësor.

Dyshimet paraprake flasin për një konflikt të momentit, ç’ka ka përfunduar me përdorimin e armëve dhe një person ka mbetur i plagosur.

Sipas uniformave blu, i plagosur me disa plumba në trup mbeti Korab Peposhi  40 vjeç.

Dyshohet se në konflikt morën pjesë disa persona, për vetëm njëri mbeti i plagosur me armë zjarri. Policia ka ngritur pikat e kontrollit për kapjen  e autorëve  të ngjarjes, teksa u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë së zones.

I plagosuri është dërguar në spital, për marrjen e ndihmës së parë mjekësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!