Sipas njoftimeve të policisë, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 02:00 në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta shtetasi A. S., rreth 28 vjeç.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit./abcnews.al