Plagoset dhe ndodhet në gjendje të rëndë polici gjatë ndeshjes së volejbollit, kërkohet ndalimi i aktiviteteve sportive në Greqi

schedule20:19 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 20:19 - 8 Dhjetor, 2023

Ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic.
Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, Policia e Përgjithshme e Shtetit po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë shkuar në 424, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Incidentet dhe plagosja shumë e rëndë e policit “përshkallëzuan” zhvillimet në shumë nivele. Federata Panhelene e Oficerëve të Policisë dhe Federata Panhelene e Punonjësve të Policisë kanë dalë me një deklaratë, ku kërkojnë pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.

Në deklaratë shprehin zemërimin dhe pikëllimin e tyre për “sulmin vrastar ndaj kolegut të tyre”, duke i kërkuar njëkohësisht kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të ndalojë menjëherë, sot, të gjithë kampionatet në çdo sport./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!