Një i ri është plagosur aksidentalisht në qytetin e Burrelit. Fatmirësisht M.M., 20 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për lëndimin e tij është bërë një konflikt mes dy personave, në të cilin 20-vjeçari nuk kishte lidhje.
Sipas policisë O.D. gjatë sherrit me E.C. ka qëlluar me armë zjarri. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim. Policia po kontrollon ambiente të ndryshme dhe aksin rrugor për gjetjen e tyre. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al