Plagosën nënë e bir për parkimin, kapet autori, dy vëllezër pas hekurave në Durrës

schedule22:00 - 23 Shkurt, 2021

schedule 22:00 - 23 Shkurt, 2021

Shkon në dy numri i të arrestuarve në Durrës për plagosjen me armë zjarri të nënë e bir që ndodhi mbrëmjen e sotme. Policia njofton se personi që qëlloi me armë është Erges Juba, i cili është prangosur. Po ashtu pas hekurave ka përfunduar edhe vëllai i tij Zyber Juba.

Fillimisht fqinjët u konfliktuan fizikisht më pas Erges Juba nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Flamur Çermës, ndërsa plumbat nga këmbët kapën edhe nënën e tij që ishte në vendin e ngjarjes. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit./ db/ Abcnews.al