Një incident i rëndë është shënuar në veri të Londrës, ku dy persona janë plagosur me thikë në një zonë me popullsi të konsiderueshme hebreje.
Sipas raportimeve, policia britanike ka arrestuar një të dyshuar pas sulmit, ndërsa në vendngjarje janë parë forca të shumta policie, ambulanca dhe zona të rrethuara në dy pika të ndryshme.
Organizata hebreje e sigurisë komunitare, bëri të ditur se një person u pa duke vrapuar me thikë në zonën e Golders Green dhe tentoi të sulmonte anëtarë të komunitetit hebre.
Dy personat e plagosur janë duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur.
Kryeministri britanik e cilësoi incidentin si “thellësisht shqetësues”, ndërsa hetimet vazhdojnë.


