Plagosen për një urë dy vëllezërit në Shkodër

schedule09:33 - 8 Shtator, 2021

schedule 09:33 - 8 Shtator, 2021

SHKODËR – Qyteti verior i Shkodrës nuk gjen qetësi. Breshëri armësh kanë tronditur sërish qytetin ku si pasojë ka mbetur i plagosur një persona, ndërsa një tjetër është plagosur me sende të forta.

Gazetari ABC, Simon Shkreli raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Mes në Shkodër, ndërsa dy të plagosurit janë Lad dhe Ilir Gruda.

Konkretisht raportohet se Lad Gruda është plagosur me sende të forta ndërsa Ilir Gruda ka marrë një plumb pistolete. I dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë është Xhevahir Fikaj i cili momentalisht është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Dyshimet paraprake janë se personat në fjalë janë konfliktuar për pronat. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, plagosja ka ndodhur pranë një ure që kalon mbi një kanal. Pikërisht kjo urë dhe një mur që po ndërtohej dyshohet se janë bërë shkak i konfliktit mes personave në fjalë që më pas përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!