Dy persona janë plagosur të mërkurën në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Vesel Gashi, ka thënë se njëri është plagosur me armë zjarri e tjetri me mjete të forta.
“Në këtë incident janë të plagosur 3 persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta. Të njëjtit janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë ai.
Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tyre.
/abcnews.al/