Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosen 25 ushtarë të KFOR/ Serbët refuzuan të largoheshin, KFOR përdor edhe gaz lot-sjellës

schedule19:47 - 29 Maj, 2023

schedule 19:47 - 29 Maj, 2023

Përplasje të dhunshme u regjistruan të hënën në Zveçan të Kosovës. 25 ushtarë të KFOR, misionit paqeruajtës të Natos, mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga droni tregojnë trupat e tyre të shtrirë në tokë.

Përleshjet mes forcave të KFOR dhe serbëve lokalë të zvecanit nisën pasi këta të fundit refuzuan të largoheshin nga hyrja e ndërtesës së komunës.

KFOR përdori gaz-lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsaserbët gjuajtën me sende të forta në drejtim të ushtarëve dhe policisë së kosovës.

“Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara. Ata janë duke u trajtuar për thyerje gjymtyrësh dhe djegie nga shpërthimi i molotov.” Thuhet ne nje deklarate të kfor.

Protestuesit dogjën edhe një automjet.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, kishte njoftuar me herët se kishte shtuar praninë në katër komunat veriore pas zhvillimeve të fundit ku serbët kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Ndërkohë në leposaviq dhe zubin potok serbët u larguan pa përplasje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!