Plagos vëllain me thikë, arrestohet 23-vjeçari

schedule14:55 - 18 Shkurt, 2018

schedule 14:55 - 18 Shkurt, 2018

Një debat ndërmjet dy vëllezërve për pak sa nuk u kthye në tragjedi familjare. Ngjarja e rëndë u shënua në Kamëz, ku sipas policisë, u prangos Valmir Preka 23-vjeç, pasi kishte qëlluar disa herë me thikë në drejtim të vëllait më të vogël në moshë.

18-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu sekuestruan thikën si edhe shoqëruan në Komisariatin nr.5 edhe familjarët e autorit të krimit për të hedhur shumë dritë lidhur më këtë ngjarje të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!