Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi plagosi me thikë një person. Policia njofton se Xhevat Bregu nga Mbrostari i Fierit ka goditur me thikë 63 vjeçarin me iniciale P.Gj, banues në Daullas të Fierit dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Sipas policisë konflikti mes tyre ndodhi për motive të dobëta në lagjen “8 Shkurti” në Fier. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Policia arrestoi gjatë mesnatës 52 vjeçarin Bregu.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal. /abcnews.al