Plagos me thikë 3 persona, shpallet në kërkim autori

schedule10:34 - 16 Prill, 2018

schedule 10:34 - 16 Prill, 2018

Shtetasi Renato Pupi u vu në pranga nga policia e Lushnjes pasi ndihmoi të largohet nga vendi i krimit një 35-vjeçar, që plagosi dje me thikë tre të rinj në fshatin Karbunarë.

Sipas policisë, Pupi, me një mjet Benz, shpëtoi nga arrestimi, autorin e dyshuar të ngjarjes, Elion Shehu, tashmë i shpallur në kërkim.

Ngjarja, ku mbetën të plagosur tre të rinj, Donald Sula 15 vjeç, Ledjon Çela 20 vjec, Aldi Çela 23 vjec, ndodhi mesditën e djeshme në një lokal në Karbunarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!