Një 30-vjeçar është arrestuar në fshatin Vranishtë të Hasit pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person tjetër.
Në prangat e policisë ka rënë Abedin Cenalia.
Ai, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e plagosur në këmbë 52 vjeçarin S.Sh.
Mësohet se 52-vjeçari ndodhet në spitalin Ushatrak jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia pas kontrolleve ka arritur të sekuestrojë edhe armën e zjarrit pistoletë, tip “Mini-Blou ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit e 52-vjeçarit./abcnews.al