Plagët e luftës! Spitali i Lviv përballet me fluks, pacientët e zonave të shkatërruara rrëfejnë tmerrin

schedule11:30 - 10 Maj, 2022

schedule 11:30 - 10 Maj, 2022

Ndërsa mjeku hyn në një dhomë të spitalit, Dmytro Kaliuzhnyi është ulur në shtratin e tij.  Ai pa mendje u përgjigjet pyetjeve të tyre rutinë ndërsa mjekët kontrollojnë plagët dhe i ndërrojnë fashat, shkruan CNN.

19-vjeçari duket se është ende në gjendje shoku. Nuk është befasuese, duke pasur parasysh se më pak se një muaj më parë trupi i tij u mbush me copëza nga bombardimet jashtë shtëpisë së tij në Kharkiv në Ukrainën veri-lindore.

“Nuk mund ta imagjinoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte”, tha ai me zë të ulët. “Në fillim ishte shumë e vështirë dhe më pas u mësova me gjithçka që më ndodhi”.

 

Kaliuzhnyi, i cili humbi të dy prindërit e tij para luftës, është një tjetër civil i cili është plagosur teksa luftimet janë përshkallëzuar.

“Nuk e kam menduar kurrë se do ta them, duhet të mbrohesh maksimalisht dhe të zbatosh të gjitha rregullat që thonë të rriturit”.

Kaliuzhnyi ka kaluar disa javët e fundit në urgjencën e Lviv, spitali më i madh në Ukrainën perëndimore. Sipas mjekëve, ai është vetëm një nga pacientët e shumtë që po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv, raporton abcnews.al.

“Kam bërë disa operacione që i kam lexuar vetëm nga librat,” duke kujtuar disa nga procedurat e fundit që i është dashur të kryejë,” tha mjeku i tij, Hnat Ihorovych Herych.

Një tjetër paciente që  po merr trajtim në këtë spital është  9-vjeçarja Sofiya Hurmaza. Nga qyteti jugor i Mykolaiv-it, ajo u godit nga bombardimet pranë shtëpisë së saj në fillim të prillit.

Për mrekulli, pas operacioneve të suksesshme, ajo tani po rikuperohet dhe ndodhet  e shtruar në spital në vigjilencën e nënës së saj, Nina Vavryniuk.

“Ajo është shumë e fortë, as nuk qau kur u plagos”, tha Vavryniuk, para se të kujtojë momentin kur u ribashkua me vajzën e saj.

“Kur hyra brenda, mendova se mbase ajo kishte humbur kujtesën. Hyra dhe papritur ajo tha: “Mami”, me lot në sy.

“Isha shumë e lumtur që ajo më kujtoi dhe nuk e kishte humbur kujtesën.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!