Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plaga që nuk mbyllet / Krusha e Madhe përkujton çdo pranverë një nga masakrat më të rënda në Kosovë

schedule20:13 - 4 Prill, 2026

schedule 20:13 - 4 Prill, 2026

Si çdo pranverë, banorët e Krushës së Madhe përkujtojnë njërën prej ngjarjeve më tragjike të kombit, masakrën e Krushës, kryer nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe mbi popullsinë civile në Kosovë.

Në Krushë, mes datës 25 dhe 26 mars u vranë e u masakruan më shumë se 240 burrë, gra e fëmijë nga të cilët 64 janë ende të pagjetur. I gjthë fshati angazhohet për për t’u kujdesur për varret dhe kompleksin memorial të masakrës.

Një pjesë e banorëve meremetojnë pjesët që kanë nevojë. Disa të rinj, fëmijë, por edhe të tjerë përmirësojnë emrat mbi varre dhe simbolet kombëtare të gdhendura mbi ta. Sami Fejzullahu ka humbur të vëllanë në këtë masakër. Fatkeqësisht ende nuk është gjetur dhe nuk ka varr për të, ndërsa Samiu kujdeset për varret e të tjerëve, me pengun për vëllain e tij.



Milazim Duraku ka dy vëllezër të vrarë dhe dy djem të xhaxhait. Edhe Milazimi nuk e ka gjetur ende njërin prej vëllezërve të masakruar. Dhimbja është e papërshkrueshme.

Kujton momentet e dhimbshme me nënën e tij e cila mbylli sytë tetë vite pas masakrës. Milazimi thotë se u detyrua të gënjente të ëmën teksa pyeste në çdo kohë nëse e kishin gjetur apo jot ë birin. Vetëm në ato moment nëna e tij ndërroi jetë.

Humbjet dhe dhimbja për ta nuk ka të krahasuar, por Milazimi thotë se e kanë gjetur forcën për t’u ringritur pas kësaj masakre.

Vëllai dhe djali I xhaxhait mund të kishin shpëtuar thotë Milazimi, por të detyruar për të ndihmuar personat e tjerë të familjes nuk u larguan dot.

Krusha sipas rrëfimit të banorëve u masakrua për një fakt të rëndësishëm historik.

Milazimi thotë se Krusha e kishte nisur që herët revoltën kundër regjimit serb, e bëhet fjalë në vitin 1990 nga Ukshi Hoti.

Së fundmi, pjesë e kompleksit memorial është bërë edhe muzeu I masakrës së Krushës me dokumente, foto e objekte të asaj ngjarje tragjike te pranverës 1999. Milazimi tregon se si mbijetoi vetë dhe se si shpëtoi edhe nipat e mbesat e familjes.

Vizitorët janë të shumtë në muze. Milazimi thotë se pamjeve tragjike, rrëfimit për këtë masakër, nuk I rezistuan dot edhe një grup vizitorësh gra e vajza nga Serbia, boshnja, maqedonia e mali I zi.

27 vite më vonë, Krusha është zhvilluar, është ripërtërirë, ndërsa popullsia e saj I ka kaluar mbi 7 mijë, por gjithmonë mes tyre mbetet masakra e 25 dhe 26 marsit me bi 240 të vrarë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!