Pjesëtarë të grupit kriminal në Itali dhe të dënuar nga gjykata italiane. Arrestohen dy persona në Shqipëri, do ekstradohen në shtetin fqinj

schedule11:00 - 5 Janar, 2024

schedule 11:00 - 5 Janar, 2024

Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar në Tiranë dhe Përmet.

Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të një 37-vjeçari në kryeqytet, në kuadër të operacionit të koduar “Allias”.

Gjykata e Breshias, i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia.

Ndërkaq, i arrestuari tjetër, një 40-vjeçar u vu në pranga në Përmet, në kuadër të operacionit policor të koduar “The zone”.

Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.

Të dy personat janë pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali. Ata do të ekstradohen në shtetin fqinj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!