Vetëm katër gola të shënuar në shtatë ndeshje në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për pjesët e para, teksa në grupin A të tria takimet janë mbyllur në barazim. Egnatia-Veleçiku dhe Besëlidhja-Tërbuni madje edhe pa gola.
Në Peshkopi Korabi ka shënuar i pari me Prendin, ndërkohë që Burreli është kundërpërgjigjur me shkodranin Fikaj. 45 minutat e para u mbyllën 1-1, kurse në grupin B në Kavajë dhe Bilisht akoma nuk ka gola.
Pogradeci ka bërë detyrën nga Elbasanit, duke shënuar me penallti me të zakonshmin Jahaj. Lushnja po thyhet në Orikum, pasi Gjinaj ka shënuar në portën e verdhejeshilëve. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 14
E shtunë, më 2 shkurt, ora 14:00
GRUPI A
Egnatia-Veleçiku 0-0
Besëlidhja-Tërbuni 0-0
Korabi-Burreli 1-1
Shënues: Prendi 27′ / Fikaj 31′
GRUPI B
Pogradeci-Elbasani 1-0
Shënues: Jahaj 29′ (pen.)
Oriku-Lushnja 1-0
Shënues: Gjinaj 28′
Devolli-Turbina 0-0
Besa-Iliria 0-0

