Kategoria e Parë është rikthyer dhe sot po luhen shtatë takime. Në grupin A Korabi po rigjen fitoren, pasi kryeson në transfertë kundër Veleçikut, pas një goli të realizuar nga sulmuesi Albi Xhebraimi. Tërbuni gjithashtu është në epërsi, teksa Përgjini ka ndëshkuar skuadrën e Erzenit.
I njëjti rezultat edhe në Burrel, ku Salvador Gjonaj i ka shënuar Egnatias. Në barazim është mbyllur Shkumbini-Dinamo. Mustafaj ka realizuar për peqinasit, kurse blutë janë përgjigjur me Qoshkun. Kryeqytetasit luajnë me një lojtar më pak, pasi Mati është ndëshkuar me karton të kuq.
Luhen tre takime edhe në grupin B dhe dy prej tyre, Turbina-Shënkolli dhe Iliria-Pogradeci nuk kanë asnjë gol në 45 minutat e para. Në barazim edhe derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia. Fierakët kanë shënuar të parët me Gjatën, kurse për vendasit ka barazuar Canka me penallti. /abcnews.al