Mbyllen pjesët e para në tetë takime të Kategorisë së Parë. Në grupin A skuadrat kryesuese bëjnë detyrën, teksa Kastrioti është në epërsi me Tërbunin falë një goli të shënuar nga Taulant Marku. Edhe Besëlidhja po fiton, pasi me Dibrën ka ndëshkuar Veleçikun.
Erzeni i Stavri Nicës nuk e ka nisur mirë në Burrel, pasi ka pësuar dy gola në pak minuta. Fillimisht ka shënuar sulmuesi Hyska dhe më pas mbrojtësi Beci.
Kategoria e Parë – Java e 13
GRUPI A
Tërbuni-Kastrioti 0-1
Shënues: Marku 13′
Veleçiku-Besëlidhja 0-1
Shënues: Dibra 30′
Burreli-Erzeni 2-0
SHënues: Hyska 12′, Beci 30′
Lushnja është në rrugën e duhur, pasi e ka zhbllokuar ndeshjen me Devollin. Pepa fillimisht nuk e ka kthyer dot një gol në penallti, por më pas Mezini është treguar i saktë. Në avantazh e ka mbyllur pjesën e parë edhe Elbasani i vendit të fundit, që ka realizuar me Peposhin në shtesë.
Apolonia dhe Pogradeci, që luajnë jashtë fushe respektivisht me Ilirinë dhe Shënkollin, ende nuk kanë shënuar. Të dyja këta takime janë mbyllur 0-0, sikurse edhe përballja tjetër mes Turbinës dhe Besës.
GRUPI B
Lushnja-Devolli 1-0
Shënues: Mezini 35′
Shënkolli-Pogradeci 0-0
Iliria-Apolonia 0-0
Turbina-Besa 0-0
Elbasani-Oriku 1-0
Shënues: Peposhi 45+1′
/abcnews.al

