PJESËT E PARA | Apolonia e Besa në epërsi, Lushnja po bie ndaj Ilirisë

schedule13:51 - 23 Nëntor, 2019

schedule 13:51 - 23 Nëntor, 2019

Të gjitha ndeshjet në një ditë, Kategoria e Parë ka rezervuar sfida mjaft interesante në javën e nëntë, që përmbyll edhe fazën e parë. Përpara pak minutash janë mbyllur pjesët e para, që kanë dhuruar pak gola.  Në grupin A është hapur vetëm një takim, teksa Burreli është në epërsi kundër Tërbunit falë golit të Stanës.

Kryendeshja mes Korabit dhe Kastriotit nuk ka ende gol, ashtu sikurse edhe tre sfidat e tjera në grupin A: Shkumbini-Egnatia, Dinamo-Veleçiku dhe Erzeni-Besëlidhja. Pjesët e dyta pritet të jenë interesante, pasi secila skuadër dëshiron maksimumin e pikëve.

KATEGORIA E PARË – JAVA 9
E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:00

GRUPI A
Shkumbini-Egnatia 0-0

Burreli-Tërbuni 1-0
Shënues: Stana 14′
Dinamo-Veleçiku 0-0
Erzeni-Besëlidhja 0-0
Korabi-Kastrioti 0-0

Në grupin B janë zhbllokuar katër ndeshje. Apolonia, katër minuta para përfundimit të pjesës së parë realizoi me sulmuesin Redon Mihana dhe shkon në epërsi drejt dhomave të zhveshjes. Shënkollin deri më tani po e nderon i talentuari Gruda, i cili i ka shënuar Elbasanit.

Besa gjithashtu është në avantazh, Kavajasit kanë realizuar përmes futbollistit Tedi Cara. Surpriza është Iliria, që ia ka dalë t’i shënojë në portën e Lushnjës kryesuese. Turbina-Pogradeci është ndeshja e vetme në këtë grup, pa gol.

GRUPI B
Turbina-Pogradeci 0-0

Iliria-Lushnja 1-0
Shënues: Alushi 43′ (aut.)
Shënkolli-Elbasani 1-0
Shënues: Gruda 31′
Apolonia-Oriku 1-0
Shënues: Mihana 41′
Besa-Devolli 1-0
Shënues: Cara 29′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!