“Pjesën e parë ishim super”, Santos: Penalltia e Francës vendim i gabuar, arbitri do e pranojë

schedule10:38 - 24 Qershor, 2021

schedule 10:38 - 24 Qershor, 2021

Portugalia arriti një barazim jetik ndaj Francës dje me shifrat 2-2, duke siguruar vazhdimësinë në Europian. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i kampionëve të fuqi. Fernando Santos është i kënaqur me skuadrën e tij dhe shprehet se arbitri gaboi te penalltia e Francës.

“Kur në mbështesim njëri-tjetrin dhe jemi luftarakë ja bëjmë jetën të vështirë kujtdo. Luajtëm shkëlqyer në pjesën e parë. Pësuam një gol me penallti, që unë mendoj se nuk ishte ndërhyrje e tillë dhe mendoj se gjyqtari vetë do e pranojë që ka bërë gabim.

Më pas në pjesën e dytë pësuam një gol për mungesë vëmendje, që nuk na ndodh shpesh. Qëllimi ynë është të pësojmë sa më pak gola sepse nëse mbrohemi mirë, ekipi ynë ka lojtarë që mund të gjejnë golin”, u shpreh Santos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!