Në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, arrestohet Xhelal Rraja

schedule12:54 - 10 Korrik, 2024

schedule 12:54 - 10 Korrik, 2024

Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën. Ai ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Ndaj tij, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Prokuroria e Posaçme më herët lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Ky operacion, i emëruar “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet nuk ndodhen në Shqipëri.

Emrat dhe rolet e i tyre dolën në skenë, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky ECC dhe Encro Chat/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!