“Pjesëmarrja në zgjedhje, jo aq sa deklarohet”/ Berisha: Të numërohet çdo votë me vendosmëri

schedule19:52 - 14 Maj, 2023

schedule 19:52 - 14 Maj, 2023

Kreu i Foltores, Sali Berisha vlerëson se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot më 14 maj, është më e lartë se sa deklarohet.

Përmes një deklarate për mediat, Berisha përgëzoi komisionerët, të cilët sipas tij i bënë ballë presioneve gjatë procesit të votimit, duke treguar guxim e vendosmëri.

Me guxim e vendosmëri, Berisha kërkoi nga numëruesit numërimin e çdo vote. Sipas tij, vota e qytetarëve, këtë herë do të peshojë me shumë se asnjëherë tjetër.

“Nga kjo platformë, dua t’iu përcjell përshënetket më të përzemrëta, nderimin më të madh për ata qytetarë e qytetare, që sot, e shndërruan këtë ditë e votën e tyre, në një ditë të historisë sonë. Ata votuan në qendrat e votimit në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën në mënyrën më të civilizuar, folën me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratin e adminsitratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot, ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, për një pjesëmarrje ndër më të denjat për qytetarët në të katër anët e vendit.

Unë kam vlerësimin më të lartë, mirënjohjen më të pakufijshme të atyre që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit. U përballën me presione dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve, një detyrë që është detyrë mbi  ë gjtha detyreat. Iu bëj thirrje, me atë përgjegjësi, guxim që përballuan presionet e egra të mafies shtetërore, të bandave dhe oligarkëve tësaj, po me atë përgjegjësi, guxim e vendosmëri të numërojnë çdo votë. Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë mnë shumë se asnjëherë. Kjo betejë është e një rëndësie historike dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata që mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!