Pjesë e zyrtarëve të Bashkisë së Bulqizës, Gjykata e Posaçme lë në burg juristin Leonard Daçi

schedule09:53 - 21 Mars, 2023

schedule 09:53 - 21 Mars, 2023

Gjykata e Posçme , ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla, bën me dije gazetari i  ABC News, Ermal Vija.

Kujtojmë se ditën e rivlerësimit të masave , Daçi u paraqit  në Gjykatë ku iu tha togave të zeza se ishte pjesë e personave ndaj të cilit ishte caktuar një masë sigurie. Ndryshe nga sa kishte njoftuar zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, Leonard Daçi, jurist i Bashkisë së Bulqizës, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit  rreth 2 orë pas nisjes së seancës për caktimin e masave së sigurisë.

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peçi, ndërsa  vuri  në dijeni Gjykatën se ishte një nga të dyshuarit, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!