Është mbyllur pjesa e parë mes Partizanit dhe Luftëtarit, sfidë e vlefshme për javën e 11-të të Superiores dhe që po luhet në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Lerdës e kërkuan më shumë golin në këtë takim, por ishin miqtë gjirokastritë ata që kishin shansin më të artë për të shënuar.
Në minutën e 18-të, kapiteni Rapo ka mundësinë të shënojë me anë të një penalltie, por nuk tregohet i saktë. Kapiteni i bluzinjve gjuan në krahun e djathtë të Hoxhës, me portierin e Partizanit që e kupton dhe arrin ta presë gjuajtjen.
Kishte disa polemika, pasi Hoxha ishte më i avancuar nga vija fatale, por penalltia nuk u përsërit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 17:00
Partizani-Luftëtari 0-0
Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizaj, Trashi, Cordeiro, Mala, Broja, Çinari, Bardhi. Trajner: Franco Lerda
Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Hyseni, Dragoshi, Lika, Dushkaj. Trajner: Giorgios Marantas
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Heraj Lisaku, Andi Koçi