Pjesë e organizatës për trafikimin e lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari me qëllim ekstradimin në Spanjë

schedule09:36 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 09:36 - 19 Dhjetor, 2024

Spartak Suca është arrestuar nga Policia e Shtetit me qëllim ekstradimin në Spanjë. Mësohet se ai është akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Sakaq, Gjykata e Tarragonas i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”,

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 21”.

I akuzuar në Spanjë, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi 36 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!