Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin durrsaku në kërkim ndërkombëtar

schedule08:43 - 22 Nëntor, 2019

schedule 08:43 - 22 Nëntor, 2019

Një person është arrestuar në Durrës, për llogari të drejtësisë italiane.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se është finalizuar operacioni “Ekstradimi”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Për rrjedhojë është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.



“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit  “Ekstradimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit S.J., banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma,  pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!