Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të emigrantëve, ekstradohet nga Suedia 34 vjeçari me dy mbiemra

schedule10:45 - 28 Shtator, 2024

schedule 10:45 - 28 Shtator, 2024

Një 34 vjeçar nga Fieri, i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e emigrantëve, është ekstraduar nga Suedia.

GJKKO, në vitin 2022, i ka caktuar 34 vjeçarit Klajdi Kondo alias Klajdi Meto, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

34 vjeçari me dy mbiemra akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë./abcnews.al