Pjesë e një grupi kriminal, si ra në prangat e policisë Marsida Qatja/ Vrasja në banesën e saj tronditi Kavajën në 2019

schedule13:42 - 26 Prill, 2023

schedule 13:42 - 26 Prill, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 33-vjeçares Marsida Qatja. Gazetari Leonidha Musai raportoi se prej dy muajsh, Qatja ishte shpallur në kërkim, pasi nuk kishte kryer shërbimin e provës, që iu konvertua nga dënimi prej dy vitesh burg, në lidhje me një vrasje që ndodhi në banesën e saj në vitin 2019.

Policia ra në gjurmët e Qatjas, teksa ishte duke hetuar një grup kriminal që merrej kryesisht me aktivitetin e vjedhjes së biznesve dhe banesave të ndryshme në qytetin e Durrësit dhe të Kavajës.

Pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe 33-vjeçarja, e cila u arrestua pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit, së bashku me një person i cili kryente vjedhjet. Ata kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit.

“Policia e kishte shpallur dy muaj më parë në kërkim dhe e kishte të pamundur për të gjetur vendndodhjen e 33-vjeçares. Duke hetuar një bandë që merrej kryesisht me aktivitetin e vjedhjes së biznesvee dhe banesave të ndryshme në qytetin e Durrësit dhe të Kavajës, Policia e Kavajës kishte mbajtur nën monitorim një grup kriminal, i cili vepronte kryesisht në këto dy qytete. Pjesë e këtij grupi kriminal që merrej me aktivitetin e vjedhjeve, ishte edhe Marsida Qatja. Pasditen e djeshme, në qytetin e Durrësit, Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, organizuan një operacion ku u vu në pranga shtetasin që kryente vjedhjen, por edhe Marsilda Qatjan, të cilët kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit”, raportoi gazetari Musai.

Qatja u bë mjaft e njohur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në tetor të vitit 2019 brenda shtëpisë së saj në Kavajë.

Aty mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe mbeti i plagosur polici i burgjeve, Bledar Toçi. U përfol se Haxholli kishte një lidhje dashurie me Marsidën. Por, kjo e fundit e hodhi poshtë këtë lajm, teksa dha edhe deklarata kontradiktore lidhur me ngjarjen.

Fillimisht, u tha se ngjarja erdhi si pasojë e një historie dashurie, ku 33-vjeçarja u pretendua si mollë sherri. Ndërkohë, është shpehur se ngjarja ndodhi si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, pjesë e këtij rrjeti, sipas saj ishte edhe kjo e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!