“Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë, do të zbresin këtë të shtunë në “Signal Iduna Park”, aty ku përballë do të kenë “Të Kaltërit” e Italisë në një përballje historike, ku padyshim një rezultat i madh do të jepte motivimin e duhur, për të krijuar një histori në Euro 2024.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, nga ndarë në Facebook, një fotografi mjaft emocionuese.
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë kanë jetësuar pikturën, “Kur nuk shkojnë në stadium”. Një pikturë nga Guri Madhi e cila është bërë pjesë e ekspozitës së futbollit dhe të artit në Muzeun e futbollit gjerman në Dortmund.
Pasi ka ndarë këtë fotografi ministrja Manastirliu i uron suksese kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë.
“Ndërsa fotografia është realizuar nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.
Fotografia: Nxënësja Bjorna Draçi
Gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë”, shkruan Manastirliu.
Piktura shqiptare e emëruar “Kur nuk shkojnë në stadium” është bërë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Futbollit gjerman në Dortmund.
Kjo pikturë është realizuar në vitin 1986 nga piktori Guri Madhi dhe po ekspozohet për mijëra fansa të futbollit si pjesë e galerisë për Euro2024, ku do të luaj edhe Shqipëria.
/abcnews.al/