Me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, policia e Lushnjës ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz GLK”, në përdorim të Klea Gjatës, vazjës e cila ra në prangat e policisë, menjëherë pas dëshmive të Artan Tafanit.
Makina e cila është sekuestruar, është në pronësi të nënës së Klea Gjatës.
Klea Gjata është pjesë e grupit të Laert Haxhisë dhe po ashtu e dashura e këtij të fundit.
Përveç makinës, asaj iu sekuestrua edhe celularit pasi hetuesit besojnë se mund të zbardhin bisedat mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut nga burgu i Janinës ku po mbahet i arrestuar ky i fundit./abcnews.al