Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e grupit Çopja për trafik ndërkombëtar kokaine/ Gjykata e Posaçme lë në burg Vilson Pepën

schedule11:52 - 9 Shtator, 2025

schedule 11:52 - 9 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Vilson Pepa, qe u ekstradua nga Punta Cana, në vendin tonë dy ditë me parë.

Në seancën gjyqsore , Pepa është shprehur  se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

41 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme  ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK për dosjen e njohur si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbulua aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 ton kokainë nga Amerika Latine në drejtim të BE.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!