Pjesë e bandës kriminale në Itali, arrestohet në Lushnje trafikanti i drogës

schedule16:03 - 18 Nëntor, 2021

schedule 16:03 - 18 Nëntor, 2021

Është arrestuar në Lushnje 42 vjeçari Amarildo Ajdini (Kërçuku), i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate kriminale dhe për trafikim lëndësh narkotike.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk“, thotë policia.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!