Pjesa parë “flet” anglisht por pa gola, mbyllen në barazim 45 minutat e finales

schedule22:26 - 28 Maj, 2022

schedule 22:26 - 28 Maj, 2022

Pjesa e parë ka qenë një lojë më shumë taktike dhe inteligjente, edhe pse Liverpool ka patur disa raste të mira.

10 minutat e para ishin të qeta ku të dyja ekipet më shumë po qarkullonin topin. Por më pas Liverpool filloi të kërcëntonte disa herë portën me Mane, Salah, Henderson etj.

Reali nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në portë deri afër fundit të pjesës së parë, ku Benzema shënoi gol por që u anulua nga VAR për një pozicion jashtë loje.

Të shohim si do të shkojë pjesa e dytë e kësaj super finaleje./ h.ll/abcnews.al