Laç i vendosur mirë në 45 minuta, kundër Tiranës kryesuese që nuk gjeti dot hapësira. Bardheblutë e patën iniciativën, por ishin miqtë e drejtuar nga Armando Cungu që ishin më të rrezikshëm dhe iu afruan golit ndjeshëm në minutën e 27-të.
Mbrojtësi Ignjatovic e dërgoi topin në shtyllë, me Likën që u shtri për ta devijuar. Më parë kishte tentuar edhe Xhixha portën e bardhebluve, por kishte qenë i pasaktë në tentativën e tij. Tirana tani do të tentojë në pjesën e dytë për të shënuar golin e epërsisë. / abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E diel, më 8 mars 2020, ora 17:00
TIRANA-LAÇI 0-0
TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Ismajgeci, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Lushkja, Deliu, Xhixha, Greca, Dembakëi Yomba. Trajner: Armando Cungu.
Karton i verdhë: Selmani 30’