PJESA E PARË/ Spektakël pa gola: Tiranë kërkuese, Kukësi i rrezikshëm në fund

schedule18:50 - 21 Shkurt, 2020

schedule 18:50 - 21 Shkurt, 2020

Ritëm i lartë, por asnjë gol. Kukësi dhe Tirana dhurojnë 45 minuta mjaft të luftuara, me raste kryesisht në portën e verilindorëve. Bardheblutë ishin më konkretë dhe më kërkues, mbështetur edhe nga tifozët e tyre që janë në një shifër të konsiderueshme në “Air Albania Stadium”.

Tirana e nisi me një sinjal të qartë, dhënë nga Ernest Muçi. Portieri Xhika me vështirësi e ndali goditjen e sulmuesit të ri nga distanca. Më pas portieri i Kukësit iu kundërpërgjigj ganezit Cobbinah, si dhe mesfushorit Idriz Batha.

Ky i fundit me një goditje dënimi drithëroi tifozët kuksianë, por Xhika i tha “jo” dhe e mbajti portën e tij të paprekur deri në fund të pjesës së parë. Kukësi ia doli të shënonte në një moment me Shkurtajn, por për arbitrin më parë sulmuesi kishte shkaktuar faull te Vangjeli. Një minutë para fundit të pjesës së parë ishte Rroca ai që iu afrua golit, por ishte i pasaktë dhe topi shkoi ngjitur me shtyllën pingule.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E premte, më 21 shkurt, ora 18:00
“Air Albania Stadium”, Tiranë

 

Rezultati i pjesës së parë

KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

Kartonë të verdhë: Musolli 9′, Teqja 19′ / Doka 30′, Vangjeli 34′ /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!