Pjesa e parë mbyllet pa gola, por me spektakël, Gjermania e Spanjë diskutojnë kualifikimin në 45 minutat e dyta

schedule18:49 - 5 Korrik, 2024

schedule 18:49 - 5 Korrik, 2024

Prej orës, 18:00, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, dy superfuqitë e këtij Kampionati Evropian, Gjermania e Spanja po përballen me njëra-tjetrën, në sfidën e hapëse të fazëve çerekfinale, të Euro 2024, sfidë e cila mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme e këtij edicioni dhe që deri më tani ka dhuruar spektakël për 54,800 të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Përballja mund të krahasohet fare mirë me një lojë ping-pongu, me të dyja skuadrat që kanë sulmuar gjatë gjithë kohës portën e njëra-tjetrës, ku deri më tani rastet më të pastra kanë ardhur nga “Iberikët” e Luis de la Fuente, me Alvaro Morta, Dani Olmo, Lamine Yamal e Laporte, që kanë shkaktuar jo pak rrezik në portën e “Pancerave”, mirëpo ende nuk ka ardhur goli i parë, në stadiumin e Shtutgartit.

Më herët, fushën e blertë, u detyrua ta linte “ylli” i spanjollëve, Pedri, i cili pas një përplasje e fortë me  Toni Kroos, në mesfushë ka rezultuar fatale për “diamantin” e “Katalanasve” të Barcelona, i cili vetëm pak sekonda më pas ka ndjerë dhimbje në gjurin e majtë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës dhe në vend të tij vendoset Dani Olmo.

Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim përfundimin e 45 minutave, të dyta, për të parë nëse nevojitet luajtja e minutave shtesë apo do të ketë një fitues, me triumfuesin e kësaj sfide, që mund të konsiderohet edhe pretendenti absolut për fitimin e trofeut. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!