Pjerin Ndreu në SPAK/ “Jam nën hetim për shpërdorim detyre”, kreu i Bashkisë së Lezhës: Kallëzim politik nga PD

schedule11:20 - 10 Korrik, 2024

schedule 11:20 - 10 Korrik, 2024

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Ndreu ka dhënë një komunikim të shkurtër për mediat.

Ai u shpreh se paraqitja e tij në SPAK nuk ka lidhje aspak me korrupsionin, por thjesht është një kallëzim politik nga PD.

“Zero shkelje procedura, zero dëm ekonomik. Ka një problem ku PD e Lezhës nuk është dakord t’i bëjmë trotuarin Lezhës, për të shpëtuar njerëzit. Jam në cilësinë e personit nën hetim, vepra penale e shpërdorimit të detyrës. Pra thashë është kallëzim politik dhe nuk ka të bëjë me korrupsion apo shkelje të barazisë në tenderë”, ka thënë ai pas daljes nga ambientet e SPAK.

/abcnews.al/