Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu humb personin e afërt nga COVID. Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se Mark Gjoka, kushëriri i tij ishte një burrë i rrallë që mishëronte të mirë e shtëpisë së madhe të Jakajve dhe modeli i burrit që është e vështirë t’i ngjash.
“Te qofte dheu i lehte Mark Gjoka ! Kusheriri im qe me ka impresionu gjithe jeten me burrnine, besnikerine, perkushtinin, dashamiresine dhe gjithcka pashe te ti ! Burre i rralle qe misheronte me te miren e shtepise se madhe te “Jakajve” !
Modeli i burrit qe eshte veshtire ti ngjash ! Jam i pikelluar pafund per ikjen tende, pas luftes se gjate me mortajen Covid ! Do na mungosh, por prehu i qete se na ke lene vlera burri qe sna le te harrojme !”, shkruan Ndreu./mv.abcnews.al