Barcelona po mendon ende për të ulur numrin e lojtarëve në skuadër, pavarësisht se merkatoja u mbyll mbrëmjen e djeshme. Miralem Pjanic është një nga lojtarët, të cilin Koeman nuk e ka në plane.
Bisedimet për rikthimin e tij te Juventus dështuan dhe ai mbeti në Barcelonë, por ka ende shpresa për një largim të mundshëm. Nga Spanja, RAC 1 bën me dije se agjenti i mesfushorit po bisedon me klube nga vende që nuk e kanë mbyllur merkaton.
Turqia dhe Rusia janë dy mundësi të mëdha për largimin e mundshëm të Pjanic. Ndërkohë, Umtiti nuk do largohet. Barcelona ka vendosur ta mbajë pas gjendjes së mirë fizike të shfaqur kohët e fundit dhe po negocion me klubin për uljen e pagës. /abcnews.al