“Pjanic më tha se dëshiron të kthehet te Juve”, Braida tregon prapaskenat

schedule10:17 - 31 Korrik, 2021

schedule 10:17 - 31 Korrik, 2021

Miralem Pjanic erdhi më shumë bujë në Barcelonë, por në fund Koeman nuk i besoj aftësive të tij dhe talentet morën skenën te Barcelonë, duke e lënë në stol boshnjakun në shumicën e ndeshjeve të sezonit të shkuar.

Këtë verë ai do largohet dhe ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida tregon dëshirën e yllit ballkanas. Braida tregon se e ka takuar Pjanic dhe mesfushori i ka thënë se dëshiron të kthehet në Torino.

“Allegri është në vendin dhe kohën e duhur. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe një njeri i madh. Max e njeh shumë mirë futbollin dhe marka e tij është fitorja. Pjanic? E takova 3-4 ditë më parë në Barcelonë, ku isha për arsye personale.

U takuam rastësisht pranë “Camp Nou” dhe biseduam. Ai donte të kthehej te Juventus. Tani Allegri sigurisht e di më mirë se kushdo nëse dëshiron ta përfshijë në projektin e tij të ri tashmë”, tha Braida. /abcnews.al