Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjanic: E kam parë vetëm në TV, ëndërr të luash në “El Clasico”

schedule10:37 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:37 - 24 Tetor, 2020

Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i “El Clasico” dhe për shumë lojtarë kjo do të jetë hera e parë që do të luajnë në një ndeshje të tillë. Njëri prej tyre është edhe mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic, i cili mund ta shtojë këtë arritje në karrierën e tij.

Lojtari kërkon të luajë në ndeshjen e sotme, si dhe shpreson tek një rezultat pozitiv ndaj Realit. “Kjo ndeshje është speciale, por unë kam luajtur në disa derbi gjatë karrierës sime. Roma-Lazio ka shumë rivalitet, si dhe derbi i Italisë mes Juventusit e Interit nuk mbetet mbrapa.

Tashmë dua të provoj se si është të luash në “El Clasico”, jam shumë kurioz. Të luash në një ndeshje si kjo është ëndrra e çdo lojtari”, deklaron ish-lojtari i Romës dhe Juventusit në një intervistë për “Barca TV”.



“Deri më tani e kam parë në televizor dhe prandaj jam shumë i lumtur që jam këtu dhe kam mundësinë për të luajtur. Unë kam luajtur më parë kundër Realit kur luaja me Lyonin.

Në ndeshjen e dytë në raundin e 1/16 në ‘Bernabeu” unë shënova një gol dhe ne i eleniminuam ato. Isha vetëm 19 vjeç dhe ajo ishte hera e parë që njerëzit folën për mua”, mbyll Pjanic, i cili me shumë mundësi do ta fillojë ndeshjen nga stoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!