Pjanic drejt largimit nga Barça, Juventusi gati t’i paguajë gjysmën e pagës

schedule18:38 - 30 Gusht, 2021

schedule 18:38 - 30 Gusht, 2021

Miralem Pjanic është gati të rikthehet te Juventus në këtë verë, ku gjen trajnerin e tij të prefuar, Max Allegri. Mesfushori te Barcelona nuk arriti asnjëherë të përshtatet dhe katalanasit po bëjnë çmos të heqin dorë nga paga e lartë e tij.

Kontaktet e fundit janë mjaft të frytshme në të mirë të kësaj lëvizje. Mediet europiane bëjnë me dije se Juve dhe Barça kanë vendosur të ndajnë në mënyrë të barabartë shlyerjen e pagës së Pjanic, që boshnjaku të kalojë në Torino në formën e huazimit.

Paga aktuale e Pjanic është 8.5 milionë euro, por Pjanic është gati ta ulë pagën e tij dhe detyrimet e klubeve ndaj lojtarit do jenë ndjeshëm më të ulëta. Vetë Pjanic kërkon prej kohësh rikthimin në Torino. /abcnews.al